“Toka është e rrafshët, universi është një vezë gjigante”
Një gazetar i Guardian mori pjesë në konferencën e përfitshme të njerëzve që ndajnë besimin se toka është e rrafshët
Ai thotë se kishte një prezentim tre-orësh që pretendonte se universi është një vezë gjigante. Kishte një muzikan nga Manchesteri që thoshte se toka e ka formën e diamantit. Dhe një tjetër që besonte se hëna nuk është diçka e vërtetë.
Në atë konventë mund të besohej gjithçka. Në të shpalleshin mendime të ndryshme për atë që ishte toka. Shumica prej tyre nuk besonin në hapësirë; askush prej tyre nuk besonte që njerëzimi ka udhëtuar atje, përcjell Periskopi
“Nuk mundesh që thjesht t’i besosh asaj që shfaqet në YouTube”, i tha muzikani i përmendur më lart audiences gjatë fjalimit, “duhet të jeni autoriteti i vetes suaj”.
Shumë folës tjerë thanë që evolucioni është thjesht mit. /Periskopi



