Toksinat e fshehura në lëngjet e cigareve elektronike mund të dëmtojnë qelizat e mushkërive
Një studim i Universitetit të Kalifornisë, Riverside, tregon se dy kimikate toksike, methylglyoxal dhe acetaldehyde, mund të formohen gjatë ngrohjes së lëngjeve të cigareve elektronike dhe të dëmtojnë qelizat e rrugëve të frymëmarrjes.
Eksperimentet laboratorike treguan se methylglyoxal, edhe në sasi të vogla, ndërhyn në mitokondri dhe dobëson skeletin qelizor, duke shkaktuar stres dhe dëmtime që mund të kontribuojnë në probleme afatgjata shëndetësore, shkruan MedicalXpress.
Studimi gjithashtu paralajmëron se pajisjet me fuqi më të ulët, shpesh të konsideruara më të sigurta, mund të prodhojnë më shumë methylglyoxal.
Hulumtuesit nënvizojnë nevojën për vlerësime më të thelluara të sigurisë së produkteve të cigareve elektronike dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi rreziqet e mundshme./Periskopi/



