Tom Hiddleston ka vendosur të flasë hapur për lidhjen me Taylor Swift
Thashathemet për çiftin Swift dhe Hiddleston janë përhapur që prej fillimit të marrëdhënies së tyre.
Në një intervistë për “Hollywood Reporter”, ai ka thënë: “Jetojmë në një botë në të cilën çdo celular ka opsionin e fotografimit. Duke nisur nga kjo, atëherë mund të mendosh se çfarë të gjen kur je një personazh publik. Ajo që kam mësuar nga gjithë kjo vëmendje ndaj lidhjes time tani është fakti se për gjithçka ndodh ka këndvështrime të ndryshme. Vështirësia qëndron se nuk duhen lejuar këndvështrimet dashakeqe të ndikojnë negativisht jetën tënde…” ,– ka përfunduar ai. /Blitz.al/



