Top pesë futbollistët më të shpejtë në Premierligë këtë sezon

Top pesë futbollistët më të shpejtë në Premierligë këtë sezon

Tifozët e Arsenalit pa dyshim se do të zemërohet kur të mësojnë se Hector Bellerin nuk është në listën prej pesë lojtarëve më të shpejtë në Premeirligë këtë edicion.

Mbrojtësi i krahut të djathtë që cilësohet si njëri ndër futbollistët më të shpejtë në botë, ka dështuar që këtë edicion të futet edhe në top pesëshe.

Në top pesëshen e publikuar nga ‘Mirror’, bën pjesë vetëm një lojtar i skuadrave të mëdha, dhe ai është Marcus Rashford.

Pesë lojtarët më të shpejtë këtë edicion në Premierligë:

Lynden Gooch (Sunderland): 35.19 km në orë

Brad Smith (Bournemouth): 35.19 km në orë

Matt Phillips (West Brom): 35.20 km në orë

Marcus Rashford (Man United): 35.21 km në orë

Shane Long (Southampton): 35.31 km në orë

Shpërndaje në: