Top pesë lojtarët e klasit botëror të cilët janë shkatërruar nga lëndimet

Top pesë lojtarët e klasit botëror të cilët janë shkatërruar nga lëndimet

Loja e futbollit është e bukur, por nganjëherë bëhet e hidhur kur lojtarët lëndohet dhe vazhdojnë të jenë pre e lëndimeve. Në moshën e re të tyre ata shihen se do të jenë super lojtarë, por lëndimet e pengojnë karrierën e tyre,  transmeton Periskopi.

5.Alexandre Pato. Braziliani ishte sukses i madh në Milan. Ai shënoi 57 gola para se t’i bëjë 22 vjet. Pastaj ai u ballafaqua me disa lendime në sezonin 2011-12 dhe ndërroi disa skuadra.

4. Radamel Falcao. Në vitin 2013 kur Falcao kaloi në Monaco, ishte njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë. Ai ishte në krye bashkë me Messin dhe Ronaldon, sa i përket statistikave për gola. Fatkeqësisht, një lëndim në vitin 2014 ia shkatërroi karrierën e tij.

3. Fernando Torres. Kush mund të harrojë Torresin në kohën kur ka luajtur në Liverpool. Ai ishte më i miri në Premier Ligën Angleze sa ishte duke luajtur në ‘Anfield’. Në 2010, Torres e pësoi një lëndim në gju, i cili ishte fillimi i fundit për Torresin.


2. Michael Owen. Anglezi shënoi 158 gola në 297 ndeshje për Liverpoolin. Në 2001 ai fitoi Topin e Artë. Por pas një lëndimi të ripërseritshëm e preku karrierën e tij. Në 185 ndeshjet e fundit të tij ai shënoi vetëm 64 gola.

1. Ronaldo. Përkundër lëndimeve, Ronaldo konsiderohet si njëri ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Si pasojë e një lëndimi në gjuhë ai i luajti vetëm 20 ndeshje ne tre sezone, nga 1999 deri në vitin 2002. Ai humbi tri vjet në kohën e tij më të mirë si pasojë e lëndimeve. /Periskopi

Shpërndaje në: