“Topi i Artë, Cristiano Topi i Artë”, portugezi i falënderon tifozët dhe i bashkohet korit (Foto/Video)
Real Madrid ka festuar titullin e Ligës së Kampionëve në stadiumin e tyre Santiago Bernabeu së bashku me tifozët.
Në vazhdën e festimeve të lojtarëve, Cristiano Ronaldo mori mikrofonin në dorë dhe iu drejtua tifozëve të pranishëm.

Portguezi filloi me thënien e tij të famshme: ‘Një, dy, tre, Siiiiiii’.
Pas këtij momenti i gjithë Bernabeu thërriste: ‘Topi i Artë’, Cristiano Topi i Artë’.

Ronaldo krejt në fund të fjalimit të tij i falënderojë të gjithë ata që e kishin përkrahuar klubin madrilen në fitim e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.
“Faleminderit të gjithëve që besuat se mund të arrijmë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve”. /Periskopi/
🔴 "BALÓN DE ORO, CRISTIANO BALÓN DE ORO", el portugués SE UNE al cántico de la afición madridista. #CelebraciónChampionsTotal pic.twitter.com/l7cPoFIpBd
— ChiringuitoChampions (@chirichampions) June 4, 2017




