Topi i Artë, katër emrat favorit për ta fituar çmimin
Tashmë kanë nisur thashethemet se kush do të fitojë Topin e Artë dhe meqë votimi është mbyllur, spekulohet se tre kandidatët kryesorë janë me bazë në Madrid, Antoine Griezmann, Raphael Varane dhe Luka Modric, ndërsa burime të tjera thonë se në top-treshe është Kylian Mbappe.
Më 3 dhjetor në Paris do mbahet ceremonia e ‘Topit të Artë’, ku tashmë kanë filluar spekulimet se kush do jetë fituesit, përcjell Periskopi.

Sipas spekulimeve të fundit thuhet se France Football do ta çoj çmimin në Madrid, qoftë te Reali apo Atletico.
Luka Modric, Raphael Varane apo Antoine Griezmann, treshja që patën një sezon prefekt me klubet dhe kombëtaret e tyre.
Megjithatë, befasia mund të jetë Kylian Mbappe. Këtyre spekulimeve mund ti shtohet edhe mosprezenca e tij në pesëshen më të mirë për ‘Golden Boy’, e cila u publikua sot.
Kjo tregon se me gjasë 19-vjeçari do të jetë brenda treshes së ‘Topit të Artë’.
E sigurt është që dominimi 10-vjeçar i Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit do përfundojë sivjet. /Periskopi/



