‘Torcida’ me një pankartë që jep mesazh të fortë kundër ‘Plisave’
Sot nisi ‘Final 8’ i Kupës së Kosovës në basketboll që po mbahet në Rahovec, ndërsa favoriti për ta rrëmbyer këtë trofe KB Prishtina arriti fitore bindëse në ndeshjen e parë.
‘Bardhekaltërit’ arritën fitore me diferencë prej 41 pikësh ndaj KB Trepçës, ku rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 99-58, shkruan Periskopi.
Spektakli ndoshta mungoi brenda parketit, por jashtë saj tifozët e dy ekipeve respektive dhanë një shfaqje të jashtëzakonshme.
Ajo që bie në sy është mesazhi i ‘Torcidës’ kundrejt ‘Plisave’ dhe Prishtinës: ”Juve ju man suksesi i blemë, a neve dashnia për një emblem”, duke iu referuar skandaleve të fundit që ndodhën në Superligën e basketbollit kosovar. /Periskopi/




