Torino e bën kampion rivalin e përbetuar, Lazio gabon ndaj Atalantas (Foto)

Torino e bën kampion rivalin e përbetuar, Lazio gabon ndaj Atalantas (Foto)

Torino e ka ndalur me barazim Napolin dhe kështu Juventus fiton titullin e kampionit për herë të shtatë me radhë në Serie A

Napoli në shtëpi luajti baraz 2:2 me Torinon, ndërsa tani kur kanë mbetur edhe dy xhiro në fund diferenca me Juven është në gjashtë pikë, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër Lazio nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 me Atalantan dhe kështu ia vështirëson punët vetës në garën për një vend në Champions League.

Garë tejet interesantë në Serie A do të jetë për një pozitë që dërgon në Champions League mes Romës, Lazios dhe Interit. /Periskopi/

Shpërndaje në: