Torres ka dy fjalë për Real Madridin

Torres ka dy fjalë për Real Madridin

Fernando Torres ka folur për ndeshjen e shumë pritur në Ligën e Kampionëve ndaj rivalëve të urryer lokal, Real Madridit.

“Real Madridi është favorit kundër të gjithëve, është një stimul më shumë për ne, por ne e dimë se kush jemi”, ka thënë fillimisht Torres për Marca.

“Një minutë mund të ndryshojë gjithçka. Në atë ndeshje [Barcelona kundër Chelsea] nuk isha titullar dhe në fund e shënova golin fitues”.

“Ne kemi privilegjin të jemi në gjendje të shkruajmë faqe në historinë e Atleticos që ende nuk janë shkruar”.

“Ne mund t’u japim njerëzve të Atleticos diçka që kemi ndjekur për 100 vjet”, përfundoi sulmuesi i madh spanjoll.

Shpërndaje në: