Torta e veçantë e djalit të Sinan Hoxhës (FOTO)
Ansi i vogël ka festuar dje gjashtë mujorin dhe prindërit nuk e kanë lënë pa vëmendje këtë gjysmë viti ditëlindje.
Ata jo vetëm që e kanë festuar këtë ditë të veçantë, por duke vënë re fotografitë që Andrra ka postuar në Instagram mund të themi se ata të tre kanë festuar në një mënyrë shumë origjinale.
Torta e vogëlushit ka qenë në gjysmë, duke nënkuptuar kështu gjysmën e vitit. “Urime gjysmëvjetorin thesari im!” – ka shkruar mami Andrra ndërkohë që ndjekësit e saj kanë nisur menjëherë urimet./Blitz





