Tortë gjigante prej 100 kg për ditëlindjen e ‘Mbretit të Egjiptit’ (Foto)
Mohamed Salah dje festoi ditëlindjen e 26-të në Grozny, ndërsa u nderua me një tortë gjigante prej 100 kg
Mohamed Salah nuk u paraqit në fushë në ndeshjen ndaj Uruguait të cilën Egjipti e humbi me rezultat minimal 1:0, shkruan Periskopi.

Ylli i Liverpoolit u pa i zhgënjyer në fund të ndeshjes pasi nuk u inkuadrua nga trajneri Hector Kuper, i cili nuk dëshironte të rrezikonte me të për këtë takim.
Ai pritet që të jetë gati për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Rusisë dhe Arabaisë Saudite.
Mbreti egjiptian u nderua me një tortë gjigante për ditëlindjen e tij dhe pjesë e dekorimit të tortes ishte edhe Këpuca e Artë. /Periskopi/




