‘Torturohen’ futbollistët e Kombëtares angleze, testohen brutalisht nga Marina Mbretërore (Foto)
Yjet e Kombëtares së Anglisë në futboll kanë vizituar Marinën Mbretërore para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror, Rusia 2018.
Para ndeshjes kualifikuese ndaj Skocisë, menaxheri Gareth Southgate ka befasuar futbollistët e tij duke i dërguar në një bazë ushtarake për trajnim.
Futbollistët aty përjetuan disa aktivitete të cilave të gjithë rekrutët e rinj të Marinës Mbretërore iu nënshtrohen, transmeton Periskopi








“Ne deshëm që t’i dërgojmë djelmoshat në një ambient tjetër, diçka që ata nuk e prisnin”, tha menaxheri Southgate.
Tani grupi i lojtarëve do të kthehet në St George’s Park për disa seanca stërvitore para se të niset drejt Glasgow për t’u ndeshur me Skocinë. /Periskopi



