Totaj viziton fshatin Lubizhdë pas zjarrit, situata vihet nën kontroll derisa shiu ndihmon zjarrfikësit

Totaj viziton fshatin Lubizhdë pas zjarrit, situata vihet nën kontroll derisa shiu ndihmon zjarrfikësit

Kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku sot zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Në njoftimin e Komunës, thuhet se autoritetet po merren me zjarrin masiv që ka shpërthyer dhe po e përcjellin nga afër situatën.

Zjarri në këtë fshat është lokalizuar, derisa Komuna tregon se shiu po ndihmon përpjekjet për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: