Tottenham dhe Fiorentina eliminohen nga Liga e Evropës

Tottenham dhe Fiorentina eliminohen nga Liga e Evropës

Njëra nga skuadrat pretendente për ta fituar këtë garë, Tottenham Hotspurs është eliminuar befasisht nga Liga e Evropës.

Spurs kishin humbur ndeshjen e parë në Belgjikë 1-0 nga Gent, ndërsa në të dytën u ndalën në barazim 2-2.

Christian Eriksen dhe Wictor Wanyama shënuan golat për vendasit, ndërsa Harry Kane me një autogol dhe Perbet barazuan për mysafirët në 2-2.

Kujtojmë që Tottenham luajti me një lojtar më pak nga minuta e 40 kur Dele Alli u përjashtua me karton të kuq.

Ndërkohë edhe Fiorentina ka befasuar duke u eliminuar në shtëpi nga Borussia Moenchegladbach duke pësuar 2-4.

‘Viola’ kishte triumfuar ndeshjen e parë në udhëtim 0-1 dhe e nisi ndeshjen në mënyrë shumë të mirë duke kaluar në epërsi 2-0 falë golave nga Nikola Kalicin dhe Borja Valero.

Por mysafirët ngushtuan epërsinë në minutën e 44-të nëpërmjet Lars Stindl.

Stindl shënoi për 2-2 në minutën e 47-të, ndërsa tetë minuta më vonë kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 60-të, mbrojtësi Christensen shënoi për 2-4 dhe eliminimin e Fiorentinës.

Rezultatet:

Osmanlispor – Olympiakos 0-3

Ajax – Legia 1-0

Apoel – Bilbao 2-0

Roma – Villareal 0-1

Besiktas – Beer Sheva 2-1

Zenit – Anderlecht 3-1

Copenhagen – Ludogorets 0-0

Fiorentina – Moenchegladbach 2-4

Genk – Astra 1-0

Lyon – AZ 7-1

Shakhtar – Celta Vigo 0-1

Sparta Pragë – Rostov 1-1

Tottenham – Gent 2-2

Shpërndaje në: