Tottenham vs Juventus: Si mund anglezët t’i eliminojnë italianët

Tottenham vs Juventus: Si mund anglezët t’i eliminojnë italianët

Juventusi ka pësuar vetëm tri gola në 20 ndeshjet e fundit. Dy nga to i ka nga Tottenham Hotspur.

Skuadra e Maruicio Pochettino hynë ne ndeshjen e kthimit me avantazh në golat si mysafir. Gjithçka që ata duhet të bëjnë për të shkuar në çerekfinale është barazimi. Por, ky është plan i rrezikshëm.

Pra, çfarë duhet Tottenham të bëjë që ta eliminoj gjigantin italian Juventus?

Strategjia për vendosjen e ndeshjes

A duhet Spursat që të mbrohen dhe të sulmojnë Juventusin me kundër-sulme? Me ja marrë lojen kundërshtarëve? Që të qëndrojnë fleksibil dhe të ndryshojnë gjatë ndeshjes? Ky vendim është çelësi, transmeton Periskopi.

PSG e mësoi mënyrën më të vështirë kundër Barcelonës në sezonin e kaluar se edhe katër gola në avantazh nuk është e mjaftueshme që të mposhtin skuadrat të kalibrit të lartë, dhe disa nga lojtarët më të mirë në botë do të jenë në dispozicion të trajnerit të Juventusit Max Allegri. Skuadra e Pochettinos ka avantazh dhe duhet të shkojë në ndeshje me besimin e skuadrës që e di këtë.

Skuadra e Tottenhamit pati një ankth në dhjetë minutat e para n Torino, por u përmisua gjatë ndeshjes duke e kthyer rezultatin nga 2-0 në 2:2. Një start më i fortë dhe më agresivë është i nevojshëm sot – kjo është e qartë – por kushdo që të fillojë duhet të fokusohet dhe të adaptohet në ndeshje.

Duke u mbrojtur nuk ia vlen ndaj Juventusit, duke e përmendur takimin e fundit të Juventusit të cilin e fituan në minutën e 93-të ndaj Lazios.

Të ruhen nga mosbesimi

Juventus shpesh rrinë në mbrojtje, duke e humbur posedimin në mënyrë që t’i  afrojë kundërshtarët në zonën e tyre dhe të krijojë mundësi për kundërsulme. Napoli pati 67 për qind të posedimit të topit në humbjen e tyre prej 0:1 nga Juventus në dhjetor.

Megjithatë, Tottenham nuk ra pre e këtij kurthi në ndeshjen e parë.

Kjo është pse Tottenham duhet të ruhet më shumë, edhe nëse duket një mundësi për sulm, është mirë që të injorojnë. Në minutën e 30-të Dele Alli e merr topin në këmbët e tij dhe lëviz në zonën e Juventusit – Tottenham e ka mbajtur një lojtar mbrapa topit në mënyrë që të sigurojë se nuk do të humbin shumë duke kërkuar që të shënojnë.

Ta ngrehin mbrojtjen

Për ta ndalur Juventusin që t’ju rritet vetëbesimi në sulm, Tottenham duhet të krijojnë shance kundër tyre. Shumica e pasimeve të Spursave në sulm janë bërë përmes mesfushës, që është shumë e vështirë kundër formacionit 4-3-3 të italianëve. /Periskopi.

Shpërndaje në: