Tottenham zëvendësojnë Walker-in me mbrojtësin e Juventusit
Tottenham kanë kontaktuar me Juventusin për të nënshkruar me mbrojtësin e tyre Dani Alves.
Trajneri i Spurs-ave Mauricio Pochetino është duke shikuar në treg për të gjetur zëvendësimin e Kyle Walker-it, i cili është duke u lidhur me një kalim në City dhe Chelsea. Largimi i Walkerit do ta lë të boshatisur krahun e djathtë të mbrojtjes tek Tottenham andaj transferimi i Dani Alvesit do të ishtë mëse i mirëpritur në kampin londinez.

Alves ka edhe një vit kontratë me Juventusin, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër përderisa te Spurs-at, braziliani do të përfitonte kontratë dy-vjeçare./Periskopi/



