Totti dëshironte ta humbiste penalltinë në ndeshjen e fundit te Roma

Totti dëshironte ta humbiste penalltinë në ndeshjen e fundit te Roma

 

Francesco Totti e kishte planifikuar ta humbiste penalltinë në ndeshjen e fundit në fanellën e Romës.

Legjenda e kësaj skuadre, ka zhvilluar edicionin e fundit për Romën në Serie A, ndërsa në ndeshjen e xhiros së fundit, i është rezervuar një lamtumirë emocionuese.

Por, 40 vjeçari sipas Juan Jesus, kishte bërë të ditur se nëse në minutat që është në fushë ndaj Genoas do të akordohej penallti, do ta humbiste atë, duke e goditur fort topin për ta dërguar te tifozët.

“Para ndeshjes së fundit, Totti na tha se nëse ka mundësi të gjuaj penallti, nuk do të shënoi, por topin do ta dërgojë te tifozët”, ka zbuluar Jesus.

Shpërndaje në: