Totti: Më mungon futbolli (Video)

Totti: Më mungon futbolli (Video)

Francesco Totti e ka pranuar që po i mungon futbolli, ndërsa ndjehet mirë me rolin që e ka tani te Roma

Legjenda e ‘Gjallorosëve’ u pensionua në sezonin e kaluar, ndersa tani është drejtor sportiv ku punon së bashku me Monchin, tranmeton Periskopi.

“Roma është qyteti më i bukur në botë,” u shpreh Totti.

“Ka bjeshkë, ka diell, ka njerëz te mrekullueshëm. Është shumë mirë për të jetuar në Romë.

“Unë kurrë nuk e kam lënë Romën dhe Serie A sepse që kur isha i vogël dëshiroja ta veshja vetëm këtë fanellë. Karriera ime ishte fantastike, derisa momenti më i mirë ishte kur fituam Scudetton.

“Unë jam në dhomën e veshjes, në fushë, flas me trajnerin dhe shkoj në stërvitje para sezonit. E vetmja pengesë është se nuk mund t’i mbathë këpucët e mia dhe të luaj futboll,” përfundoi ish-kapiteni i Romës./Periskopi/

Shpërndaje në: