Totti nuk do ta lë futbollin, zbulohet se ku do luaj
Një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit italian, Francesco Totti nuk po mendon ta lë futbollin tërësisht edhe pse i dha fund karrierës së tij me Romën.
Revista ‘Chi’ ka raportuar se sulmuesi italian është duke menduar shkuarjen në SHBA, për të luajtur me klubin e Miami FC.
Themelues i këtij klubi është Paolo Maldini ndërsa menaxheri i saj është ish përfaqësuesi i Kombëtares italiane të futbollit, Alessandro Nesta. /Periskopi/



