Totti zbulon dënimin më poshtërues që ka marrë në karrierë
Ikona e Romës, Francesco Totti ka zbuluar një rast tejet interesant të karrierës së tij, duke e treguar përplasjen që pati me trajnerin asokohe Luciano Spallettin.
Italiani tregon sherrin që ka pasur dy vite më parë me Spallettin, ku ky i fundit e kishte përjashtuar nga Trigoria(fusha stërvitëse e Romës) dhe i kishte thënë: “Boll, ke gabuar dhe kështu do të shkosh në shtëpi”.
”Ky ishte dënimi më poshtërues që kam marrë në jetën time. Më përjashtoi nga Trigoria, nga shtëpia ime, u dridha nga inati”, shpjegoi ish-kapiteni i romakëve, duke zbuluar edhe bisedën mes tij dhe Spalletit.
Biseda:
Totti: “Shume mirë, e pranoj dënimin tënd. Të shohim nëse do të jem unë apo ti që do të largohet nga këtu”.
Spalletti: “Po më kërcenon?”
Totti: “Unë kam folur vetëm mirë për ty ndërsa ti më përjashton nga stërvitja. Ti e di që njerëzit në Romë janë nga ana ime. Duhet të marrësh pqrgjegjsitë e tua”.
Spalletti: “Ti tashmë je si të tjerët. Harroje kur ke qenë i pazëvëndësueshëm”.
Totti: “Frikacak i ndyrë, tani nuk të duhem më në fushë dhe me çan k****. Eh? Ke ardhur këtu me një mision, dërgoje deri në fund këtë mision”.
Dhe aventura e trajnerit aktual të Interit nuk zgjati shumë në Olimpico./Periskopi/



