Toulouse – Reims, ky është vendimi për Arbër Zenelin

Toulouse – Reims, ky është vendimi për Arbër Zenelin

Klubi i ri i Arbër Zenelit, Reims sot do ta ketë një test të vështirë pasi luan si mysafir i Toulouse. 

Reims ka befasuar për mirë këtë sezon pasi gjendet vetëm tre pikë larg nga zona që të dërgon në Evropë, ndërsa transferimi i yllit të Kosovës ka shtuar edhe më shumë entuziazmin te ata, përcjell Periskopirt.

Edhe kësaj rradhe, Zeneli do ta nis ndeshjen nga stoli, ndërsa pritet të ketë minuta gjatë ndeshjes në vazhdim.

Ish-futbollisti i Heerenveen debutoi me fanellën e klubit francez ndeshjen e kaluar kundër Marseille, ku bëri paraqitje dinjitoze në 17 minuta. /Periskopi/

Shpërndaje në: