Afaristi që ngriti 11 firma në ekonominë gjermane – Bekim Brestovci kthehet në Kosovë, kërkon votën tuaj
Pas shumë sfidave, punës së parreshtur dhe pas shumë sukseseve në ndërtimin e bizneseve dhe në mobilizimin e mërgatës shqiptare, afaristi i njohur Bekim Brestovci ka vendosur ta jap kontributin e tij edhe në skenën politike të Kosovës.
Brestovci mori dije në Evropë për 25 vjet, ngriti 11 firma në ekonominë gjermane dhe krijoi vende pune për 1300 punëtorë, tash i është kthyer Kosovës dhe përmes një fushate të qytetëruar, kërkon votën e Kosovarëve me qëllim që në të ardhmen të inkuadrohet direkt në zhvillimin e Kosovës.
Prandaj Bekim Brestovci është shpresa për zhvillimin e Kosovës.
Në mesin tonë ai është njeriu që kulturën gjermane të punës dhe zhvillimit e sjellë në Kosovë.
Si njeri i ideve sublime, i guximit dhe i ndërtimit të idealeve kombëtare e shoqërore, Bekim Brestovci tanimë ka dëshmuar që di t’i zgjedh rrugët e duhura deri te suksesi individual e kolektiv.
I etur për dije dhe punë, iku nga robëria për në vendet demokratike, për t’u kthyer sot si kuadër me perspective, i cili synon suksese të pandalshme për zhvillimin e Kosovës.
Bekim Brestovci punën e ka shndërruar në kulturë jetësore, gjersa raportet shoqërore i ndërton me kulturën e punës, sinqeritetit e korrektësisë.
Falë disiplinës dhe duke i ruajtur dhe kultivuar vlerat tradicionale, Bekim Brestovci njihet si respektues i ligjeve shtetërore dhe si njeri i parimeve të shëndosha, për atë edhe konsiderohet si shpresa për zhvillimin e Kosovës.
Duke u rreshtuar në një parti të vogël, por me qëllime socialdemokrate, ashtu si janë socialdemokracitë europiane që në fokus kanë mirëqenien e qytetarëve dhe respektimin e vlerave të tyre, Bekim Brestovci ka dëshmuar se me vetëdije zgjedh rrugën e sakrificës dhe të shtigjeve të gjata por të sigurta, që do t’a nxjerrin triumfues drejt kthimit të shpresës për zhvillim të Kosovës.
Së bashku me bashkëpunëtorët dhe miqtë e shumtë të përkatësive të ndryshme etnike dhe profesionale që e ndihmuan në udhëtimet e suksesshme të deritanishme, Bekim Brestovci synon që edhe dëshpërimin e popullatës së Kosovës t’a kthej në shpresë për zhvillim duke kandiduar me numrin rendor 16, nga lista e Nisma SocialDemokrate.
(Artikull i sponzorizuar)



