Aleksandër Lumezi propozohet kryetar i Komisionit për provimin e Jurispodencës

Aleksandër Lumezi propozohet kryetar i Komisionit për provimin e Jurispodencës

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka publikuar emrat e të propozuarave për komisionin lidhur me provimin e jurispodencës, ku kryetar i këtij komisioni është propozuar Aleksander Lumezi, që aktualisht është edhe Kryeprokuror i Kosovës.

Të propozuarit tjerë janë: Besim Kelmendi, Hasan Shala, Rafet Haxha, Nebojsha Borishiq Aferdita Bytyqi , Enver Peci. Mandati i këtij komisioni do të jetë 2 vjeçar.

Përbërja e komisionit do të votohet fillimisht në qeveri e më pas edhe në Kuvend.

” Për neve ka qenë  rëndësishme të ruhet një konsistence nga e kaluara. Andaj kemi menduar që në disa digastere të vazhdojmë ata që kanë qenë më heret”, tha Selimi.

Ai foli edhe sa i përket procesit të vettingut, ku tha se në këtë proces do të ketë një gjithëprfshirje ku pjesë e tij janë edhe faktori ndërkombëtarë.

Selimi tha se në fund të tetorit pritet të dërgohet raporti nga grupet punuese.

Shpërndaje në: