Flet për herë të parë “polici” i Portokallisë: Kjo është arsyeja e vërtetë e largimit dhe kthimit tim
Largimi apo jo i aktorit Florjan Binaj nga spektakli i humorit “Portokalli” ka qenë një nga lajmet më të rëndësishme të javës që lamë pas.
Megjithatë përmes një interviste me Skype në emisionin “Ëake Up” Flori ka sqaruar se problemi mes tij dhe produksionit për pika të kontratës. “Përse bëhet lufta? Për paqe”,-duke nënkuptuar në këtë mënyrë debatet që ka patur me produksionin.
“Jo gjithmonë i njëjti personazh do jetë i njëjti nga fillimi në fund, sepse kështu ka më shumë larmi. Puna jonë është një punë shumë e ndyrë. Procesi i të menduarit dhe prodhuarit nuk mbaron asnjëherë.
Ti mbaron sezonin, por truri vazhdon të prodhojë vazhdimisht”,-përfundon aktori në Wake Up. Sezoni i ri i Portokalli do të nisë të dielën e kësaj jave./Gazeta Express/



