Hadërgjonaj: Tahir Zemaj dhe Ramush Haradinaj ishin pajtuar t’i ndajnë zonat e kontrollit në Dukagjin
Ish-komandanti i batalionit 2, Brigada 138, Fadil Hadërgjonaj, në emisionin “Debat Plus” ka rrëfyer momentin kur Ramush Haradinaj dhe Tahir Zemaj u pajtuan t’i ndajnë zonat e kontrollit në Dukagjin, shkruan Periskopi.
Sipas Hadërgjonaj, Kolonel Zemaj ka marrë përgjegjësinë se çka do që ndodhë në Bistricë e Deçanit, do të përgjigjen.
“Kolonel Zemaj ka marrë përgjegjësinë se çka do që ndodhë në Bistricë e Deçanit ne do të përgjigjem, dhe se çka ndodhë në anën tjeter Ramush Haradinaj ta kontrollonte, ku dhe të nesërmen me mëngjes u sulmua Loxha”
Ai thotë se çdo mëngjes Ramush Haradinaj e ka takuar Tahir Zemajn.
“Ajo periudhë ka qenë e mrekullueshme, Ramushi çdo mëngjes ka ardhë e ka takuar Tahir Zemajn, kanë shkëmbyer informacionet, mendimet. Kur ka pas nevojë kanë shku edhe vetë në mbështetje në Gllogjan. Brigada 131 kur betohet i raportojnë Ramush Haradinajt”, tha Hadërgjonaj/Periskopi
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/456637988490911/



