Ja sa vota ka fituar BDI në gjithë Maqedoninë
Partia e Ali Ahmetit ka arritur të sigurojë 100 mijë vota në nivel të përgjithshëm vendi në zgjedhjet lokale.
Fatmir Besimi nga Shtabi zgjedhor i BDI’së tha se kjo parti është partia më e votuar shqiptare.
‘Të dashur qytetarë kam një lajm të mirë për ju. BDI ka marrë 100 mijë vota në gjithë Maqedoninë’, ka thënë Besimi. /Periskopi



