Lamine Yamal në lidhje me një vajzë 12 vite më të vjetër – kalojnë pushimet bashkë në Itali
Ylli i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe është kandidat për Topin e Artë, ndërsa edhe jeta e tij private tërheq shumë vëmendjen e publikut.
Mediat spanjolle raportuan mbrëmë se Yamal kishte filluar një lidhje të re dashurie, me një vajzë 12 vite më të vjetër se ai.

Yamal udhëtoi për në Itali pas një sezoni të vështirë në të cilin fitoi kampionatin spanjoll me Barcelonën, por shpejt u bë krye-lajm i të gjitha mediave më të famshme.
Vazquez është një influencuese e njohur spanjolle nga Galicia, që ndiqet nga 400 mijë njerëz në Instagram.

Të dy kishin postime të ngjashme në Instagram me tre ditë diferencë, dhe kjo është ajo që i zbuloi, kështu që lidhja e tyre nuk është më sekret.
Ndërkohë që këto fotografi më vete mund të mos jenë bindëse, këto që vijojnë me siguri janë. Konkretisht, Lamine postoi një foto katër ditë më parë si pjesë e një grumbulli fotografish, në të cilën ai është shtrirë pranë një pishine.

Pastaj dje, Fati postoi një foto nga një kënd tjetër, duke treguar të njëjtën pishinë me të njëjtën zonë dhe të njëjtat bimë që shihen në foton e Yamal.
Verën e kaluar, pati spekulime se Yamal ishte në një lidhje me Alex Padilla, një influencuese në TikTok, pas së cilës ata njoftuan se ishin thjesht miq./Periskopi/



