Nexhmedin Spahiu për mos-heqjen e vizave: Evropa veç deshi të na provonte sa budallë jemi
Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me mos-liberalizimin e vizave për sivjet, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk ndodh “derisa t’i kthejmë nga Mali i Zi ata 8200 hektarë që i falëm”.
Dihet se kusht i deklaruar për liberalizimin ishte dhënë demarkacioni me Malin e Zi, por që tash del të mos ketë qenë ashtu.
Më tej, Spahiu thotë se “Evropa veç ka dashtë me na provu sa budallë jemi ne” dhe se Mali i Zi nuk do t’i kthejë hektarët që ia dalëm. /Periskopi
https://www.facebook.com/nexhmedin.spahiu.3/posts/2053270271359795



