Neymar befasoi të gjithë duke u shfaqur në fushë me çorape të shqyera, a e dini pse?
Kupa e Botës ka filluar para katër dite dhe deri tani favoritët nuk kanë treguar lojëra të mëdha e kështu ndodhi edhe mbrëmë me Brazilin e udhëhequr nga Neymar
Brazili luajti baraz 1:1 me Zvicrën në një ndeshje ku shkëlqeu Valon Behrami, i cili e mbajti në xhep Neymarin, shkruan Periskopi.
Ylli i PSG në këtë takim në fushë hyri me çorape të shqyera, ndërsa arsyeja ishte për të liruar tensionin në muskulin e pasmë dhe për të zvogëluar dhimbjet në fazën finale të ndeshjes.
Kujtojmë që Neymar kishte pësuar një lëndim me PSG dhe trajneri brazilian Tite tha se ai akoma nuk ëshët në formën më të mirë fizike. /Periskopi/



