Përhapja e koronavirusit: Filipinezin e rrahin në një supermarket në Itali, mendonin se ishte kinez

Përhapja e koronavirusit: Filipinezin e rrahin në një supermarket në Itali, mendonin se ishte kinez

Një filipinez ka rënë pre e dhunës dhe racizmit në Itali, për shkak të panikut nga përhapja e koronavirusit.

Sipas dëshmitarëve, filipinezi është qëlluar me grushte nga një italian teksa ndodhej në supermarket. Shkak është bërë origjina e tij aziatike. Në video ai dëgjohet teksa thërret: “Unë jam filipinez, nuk jam kinez”.

Jo rrallë herë kinezët kanë qenë në qendër të sulmeve raciste në disa shtete të botës, kjo pasi ata shihen si “fajtorë” për përhapjen e koronavirusit vdekjeprurrës që shpërtheu në Wuhan.

 

Shpërndaje në: