Raporti i Pandemisë: 2 të vdekur, pozitiviteti i rasteve 0.77
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të pandemisë Covid-19.
Në 24 orët e fundit ka pasur 23 persona të infektuar me virus, ndërkohë që janë shëruar 114.
2 persona kanë vdekur pas infektimit me Covid-10 në 24 orët e fundit.
Pozitiviteti i rasteve ka qenë 0.77.
Raporti:
03 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës.
Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995
Në total numri i rasteve aktive është 2.237.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:/Periskopi



