Tradhtari i ri: Ylli i Wolfsburg refuzon Kosovën dhe Shqipërinë
Edhe një talent tjetër i madh ka refuzuar mundësinë ta përfaqësoj vendin ku ai ka lindur.
Bëhet fjalë për yllin e Wolfsburg, Elvis Rexhbeçaj, i cili me shumë gjasë ka vendosur që të luajë për Gjermaninë, duke refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë, që sipas raportimeve të mediave kishin shprehur interesim për të, shkruan Periskopi.
21 vjeçari nuk është ftuar asnjëherë nga ‘Panzerat’, por ai duket se beson që thirrja do të vijë shumë shpejt, pas paraqitjeve të mira që po ka në Bundesligë.
Rexhbeçaj është paraqitur 11 herë këtë sezon për Wolfsburg dhe nuk ka shënuar asnjë gol.
Për mesfushorin, i lindur në Gjonaj të Prizrenit, pritjet janë shumë të mëdha dhe me këto pretendime ai ka marrë vendim të mos luajë për Kosovën apo Shqipërinë.
Edhe shumë lojtarë të tjerë si Rexhbeçaj kishin vendosur të luanin për kombëtaret ku ata janë rritur, por nga shumica prej tyre nuk dëgjohet më.
Se a është një vendim i ngutshëm nga ana e tij mbetet të shihet në ditët në vazhdim./Periskopi



