Tradhto që të jesh më i miri, Ibra këshillon sulmuesin anglez

Tradhto që të jesh më i miri, Ibra këshillon sulmuesin anglez

Zlatan Ibrahimovic i ka bërë thirrje sulmuesit anglez Harry Kane të largohet nga, siç thotë ai, Tottenhami i zakonshëm, në mënyrë që të luftojë për trofe dhe ta përmbushë potencialin e tij të vërtetë.

Kapiteni i Anglisë është prodhim i akademisë së Tottenham Hotspur dhe tifozët besnikë të klubit e shohim atë si njërin prej njerëzve kryesor të tyre. Përkushtimi i Kane ndaj klubit nga Londra veriore kurrë nuk është vënë në dyshim, transmeton Express.

Ai këtë e ka dëshmuar duke e nënshkruar edhe një kontratë tjetër afatgjate në verën e vitit 2018.

Dy Këpuca të Arta në Premierligë përfaqësojnë arritjen e tij më të madhe me këtë klub deri më sot, por sulmuesi i LA Galaxy Ibrahimovic beson se Kane duhet të mendojë largimin për të arritur suksesin që talenti i tij e meriton.

 

“Por unë gjithmonë them, të luash në një klub të madh, të luash mirë dallon me lojën në një… me gjithë respektin në një klub si Tottenhami, klub normal”, shtoi ai.

“Mendoj se ai mund t’ia dalë. Ai thjesht duhet të largohet, sepse njerëzit të kujtojnë për trofetë që i fiton”, theksoi ai./Periskopi/

Shpërndaje në: