Tradita e pazakontë, rekord i ri në luftën e domateve (Video)

Tradita e pazakontë, rekord i ri në luftën e domateve (Video)

Më shumë se 20 mijë njerëz morën pjesë në festivalin e Spanjës ku zihen me domate. Rreth 160 ton domate u vunë në dispozicion për turmën e njerëzve ku shumica e tyre ishin turistë.

Festivali Tomatina zhvillohet cdo vit në qytetin spanjoll të Bunol. Këtë vit është thyer rekord për numrin e pjesëmarrësve, të cilët ishin të veshur me rroba plazhi dhe syze. Ata kaluan disa orë duke gjuajtur njëri-tjetrin me domate.

Pas luftës së madhe, në mesditë qyteti ishte i pajisur me dushe që të gjithë të pastroheshin nga lëngu i domates. Pas sulmeve terroriste në Barcelonë, pati siguri shtesë për të gjithë të pranishmit.

Shpërndaje në: