Trafik droge Mali i Zi – Turqi- BE, detaje nga grupi kriminal “Rraja”

Trafik droge Mali i Zi – Turqi- BE, detaje nga grupi kriminal “Rraja”

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me goditjen e grupit kriminal “Rraja” në fushën e trafikut të drogës.

Mediat në Shqipëri raportojnë se trafiku bëhej nga Shqipëria, në Mal të Zi, Turqi dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë përveç 7 personave të arrestuar, ku mes tyre është edhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS, Rrahman Rraja, janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë. Konkretisht, Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa dhe Vildan Baroku.

Të arrestuar gjatë aksionit të sotëm:

1-Marvin Bushati

2-Agim Nina alias Lorenc Selmani

3-Sokol Qaja

4-Gazmir Rraja

5-Perparim Rraja

6-Rexhep Rraja

7-Zamir Aliaj

Të arrestuar më herët:

1-Islam Sefa

2-Jani Çavo

3-Aldo Gjini

Në kërkim:

1-Ervis Shuli

Në kërkim për vepra tjera trafik droge me Gjermaninë për disa episode:

1-Bujar Sefa

2-Hajdar Sefa

Shpërndaje në: