TRAGJEDI: Futbollisti vdes në fushën e lojës (VIDEO)
Rastet e vdekjes së futbollistëve në fushën e lojës janë gjithnjë e më të shpeshta dhe kjo është shqetësuese. Shumica prej tyreve kanë ndodhur për shkak se ata kanë përjetuar sulm në zemër, ndërsa së fundi një futbollist ka vdekur pas një dueli në ajër me rivalin e tij.
Futbollisti i Gabonit, Hernan Tsinga ka vdekur gjatë një ndeshjeje të kampionatit të këtij vendi.
Ai ishte anëtar i skuadrës Akanda, e cila po luante ndeshjen si mysafire tek Missile, ndërsa pas një dueli në ajër, ka mbetur i shtrirë në tokë.
Makina e ndihmës së shpejtë është afruar menjëherë, por fatkeqësisht ajo nuk ka qenë e pajisur me defibrilator!
Në vendin e ngjarjes ka qëlluar edhe një mjek ushtarak, i cili ka bërë përpjekje ta shpëtojë jetën e Tsingas, por nuk ka pasur sukses.
Ai është futbollisti i shtatë në Gabon që vdes në fushën e lojës në 12 vjetët e fundit.
Gabon National Oil-Foot mourning. Akanda FC player Herman Tsinga who died upon his transfer to Owendo CHU after collapsing on the pitch a few seconds after an aerial duel in the 23rd minute of the game against Missile FC in the stage of the INJS. RIP pic.twitter.com/B2dnFu1t3K
— Collins Okinyo (@bedjosessien) March 3, 2019



