Tragjedi në futbollin italian: Vdes tifozi i Inter, u vra nga ata të Napolit

Tragjedi në futbollin italian: Vdes tifozi i Inter, u vra nga ata të Napolit

Tragjedi në futbollin italian. 

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Inter dhe Napolit, e fituar 1 me 0 nga ‘Zikaltërit’, një tifoz vendas ka ndërruar jetë, transmeton Periskopi.

Ngjarja nisi kur Ultrasit e Interit të organizuar me Ultrasit e Vareses (skuadër tjetër italiane) dhe ato të Nice (skuadër franceze) i kanë bërë pritë Ultrasve të Napolit.

Të dyja palët kanë qenë të armatosura dhe pasi kanë mbyllur sherrin me plagë (disa të lehta e disa të rënda) kanë hipur me shpejtësi në automjetinë e tyre për t’u larguar nga vendgjarja dhe pikërisht në atë moment është shtypur Ultrasi i Interit.

Ai ishte 35 vjeç, ndërsa u shtyp me qëllim nga makina e Ultrasve të Napolit.

Lajmet e fundit që qarkullojnë në mediat italian thonë se ‘Curva Nord’ (Inter) rrezikon mbylljen deri në muajin mars për këtë ndodhi dhe ndalimin e të gjitha transfertave për 3-4 muaj. /Periskopi

Shpërndaje në: