Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi dy ndërtesa u shembën. Ngjarja e rëndë ndodhi në Marok. Ndërsa 16 persona të tjerë u plagosën.
Ekipet e shpëtimit, ekipet e emergjencës, kanë vijuar menjëherë kërkimet, për të shpëtuar njerëzit që mund të jenë bllokuar nën rrënoja.
Në të dy ndërtesat banonin tetë familje. Autoritetet lokale shprehet të shqetësuar se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim./Periskopi/



