Tragjedi në “The Valley, fansi i Charlton ndërron jetë gjatë ndeshjes në tribuna
Një tifoz i Charlton Athletic ka ndërruar jetë pas një emergjence mjekësore gjatë ndeshjes ndaj Portsmouth në “The Valley” në ligën e dytë angleze.
Incidenti ndodhi në pjesën e parë, dhe ndeshja u ndërpre në minutën e 12-të ndërsa tifozit i jepej ndihma e parë. Lojtarët nga të dyja skuadrat u urdhëruan të largoheshin nga fusha, dhe takimi më pas u shty, shkruan Gazeta Express, transmeton Periskopi.
Klubi i Charlton Athletic tha në një deklaratë:
“Jemi të shokuar dhe të tronditur të raportojmë se një tifoz i klubit ka ndërruar jetë pas një emergjence mjekësore gjatë ndeshjes së sotme. Falënderojmë stafin e klubit dhe personelin mjekësor për gjithçka që bënë, dhe i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve të tifozit.”
Portsmouth gjithashtu reagoi duke shprehur solidaritet: “I dërgojmë gjithë mbështetjen dhe solidaritetin tonë familjes dhe miqve të tij”.
Ngjarja ka lënë të gjithë komunitetin e futbollit të shokuar, dhe shumë tifozë dhe lojtarë kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre në rrjetet sociale./Periskopi/



