Tragjedi për ‘yllin’ e Bayernit, i vrasin barbarisht …
Lajm i tmerrshëm për Arturo Vidalin, pasi në Kili i kanë vrarë kunatin.
Eduardo Neira Guerra, 31 vjeç, mbeti i vrarë në makinën e tij në Santiago, kur një e shtënë nga një makinë tjetër rezultoi fatale, me plumbin që e goditi në kokë.
Bashkëshorti i motres së mesfushorit të Bayernit u gjend pa jetë andaj edhe ndërhyrja e mjekëve ishte e kotë. Nuk dihet ende arsyeja e atentatit.



