Tragjedia e sulmuesit të zhdukur Sala, fillon ‘luftën’ mes Nantes dhe Cardiff
Emiliano Sala, sapo ishte transferuar nga Nantes te Cardiffi dhe po udhëtonte me avion për te klubi i tij i ri, kur humbi nga radarët.
Pas shumë ditë kërkimesh është zbuluar avioni me një trup brenda, që nuk është identifikuar ende, nëse i përket futbollistit apo pilotit.

Megjithatë, Nantes dhe Cardiff duket se do të nisin një luftë mes tyre. E gjitha për paratë e transferimit. Shuma është 15 milionë paund, që duhet të shkonin në arkën e francezëve për 3 vite.
“BBC Wales” raporton se me shumë gjasa Nantes do t’i drejtohet rrugëve ligjore nëse kjo shumë nuk arkëtohet brenda 10 ditëve, edhe pse klubi uellsian është shprehur se do ta respektojë marrëveshjen.
Nga ky transferim që nuk arriti të finalizohej do të përfitojë edhe ish-klubi i argjentinasit, Bordo, e cila kishte në pronësi kartonin gjatë viteve 2012-2015.



