Tragjedia në Crans-Montana, ambasada e Kosovës del me detaje nëse ka të përfshirë shtetas kosovarë mes viktimave apo të lënduarve

Tragjedia në Crans-Montana, ambasada e Kosovës del me detaje nëse ka të përfshirë shtetas kosovarë mes viktimave apo të lënduarve

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar se deri më tani nuk ka të dhëna që shtetas të Kosovës të jenë prekur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Crans-Montana.

Sipas njoftimit zyrtar, përfaqësia diplomatike kosovare po mban komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse të Zvicrës, për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe për të marrë informacione të sakta.

Autoritetet federale zvicerane kanë konfirmuar se si pasojë e kësaj ngjarjeje kanë humbur jetën rreth 40 persona, ndërsa 115 të tjerë janë lënduar, mes tyre edhe shtetas të huaj. Procesi i identifikimit të viktimave, sipas autoriteteve, kërkon kohë shtesë.

Njoftimi i plotë: 

Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zvicerane. Për momentin nuk ka informata që ka të përfshirë shtetas kosovarë në mes të viktimave apo të lënduarve.
Informatat e vetme të konfirmuara nga policia federale zvicerane janë që bëhet fjalë për rreth 40 viktima dhe 115 të lënduar, duke përfshirë edhe nacionalitete tjera jo-zvicerane, kurse identifikimi i viktimave merr pak kohë.

Shpërndaje në: