Tragjike – Vdes punëtori pasi bie nga kati i gjashtë i vendit të punës

Tragjike – Vdes punëtori pasi bie nga kati i gjashtë i vendit të punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Ferizaj, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti në ndërtim, në rrugën “Remzi Hoxha” Kanun Veseli nga Policia ka konfirmuar për Indeksonline rastin.

Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport të mëvonshëm.

Shpërndaje në: