Trajneri serb ‘dëbon’ Ajetin nga skuadra
Trajneri serb i Torinos për mediat italiane është shprehur se është i zhgënjyer nga zëvendësuesit nga ajo që ata kanë treguar në momentet kur i është dhënë mundësia.
Në këtë listë mendohet se është edhe Ajeti, i cili deri më tani ka qenë në hije te ekipi torinez. Shkak për këtë gjë është bërë edhe një dëmtim që mbrojtësi shqiptar pësoi në fillim të sezonit.
Ajetit i duhet të ndryshojë ambient dhe të luajë rregullisht, përndryshe do të humbasë edhe Kombëtaren shqiptare.



