Trajnerët e njohur nga Kosova duan Ligë të përbashkët me Shqipërinë
“Jemi për një ligë dhe nuk është asnjëherë vonë me u dhënë ideja. Do të ishte e mirë dhe do të ishte më rëndësi. Do të rritej konkurrenca, investimet dhe të gjithë të tjerat. Sa i përket shikueshmërisë në Kosovë do të ketë shumë, ndërkaq në Shqipëri nuk besoi që”, ka thënë ndër të tjera Tovërlani në Klan Kosova.
Ndërkaq, Sokoli është shprehur se do të ishte mirë që pjesë e ligës të ishin edhe ekipet shqiptare nga Maqedonia.
“Nëse vëllezërit donë me luajt bashkë nuk mund t’i ndal askush. Do të shtonte cilësinë dhe konkurrencën. Do të shtonte shikueshmërinë do të shtonim konkurrencën e denjët për Evropë. Jam për një ligë unike kur edhe Shkëndija dhe Tetova të jetë pjesë e ligës dhe kjo nuk do të ishte ndonjë problem”, ka thënë ndër të tjera Sokoli.



