Trajnerët që do të mbesin pa punë prej dhjetorit

Trajnerët që do të mbesin pa punë prej dhjetorit

Sapo ka nisur java e radhës në ligat më të forta evropiane. Dy ekipet më të mira në Premier Ligë, po bëhen gjithnjë e më shumë dy ekipet më të mira. City e kreu punën për pak minuta ndaj West Hamit ndërsa Liverpooli me një mbrojtje të çeliktë [përjashto portierin] arriti që në pjesën e dytë të zhbllokonte mbrojtjen e fortë të Watfordit.

Trajneri që mund të shkarkohet pas rezultateve të sotme në Premier Ligë është ai i Southampton, legjenda Mark Hughes. Southampton luajti me vendin e fundit në tabelë, dhe me ekipin që dukshëm është favorit për të rënë nga liga, ekipin e Ranierit, Fulhamin, shkruan Periskopi. Por, a ka edhe të tjera ekipe dështake? Padyshim që po.

Image result for Mark Hughes

United një prej tyre. Ky ekip po vazhdon ta ketë zor edhe ndaj ekipeve të dobta, me sulmuesit që duket se janë lodhur nën urdhërat e defanzivit Mourinho. A rrezikon Mourinho? Ky trajner vazhdon të jetë në United vetëm sepse klubit i kushton shumë financiarisht shkarkimi i tij. Mourinho vetë e ka ngacmuar klubin duke thënë që ata nuk kanë hesap ta shkarkojnë. Por, hesapet duket se do të ndryshojnë duke parë që gjërat nuk po ndërrojnë dhe klubi rrezikon të mbetet jashtë top-katërshes.

Related image

Në Serie A, Roma ka humbur sërish duke mbetur në kuotën e 19 pikëve pas 13 ndeshjeve. Ky klub që belbëzonte në fillim të sezonit shkaku i transfereve “kampion kampion” tanimë rrezikon seriozisht të mbetet jashtë zonës së Ligës së Kampionëve. Ky do të ishte një skandal i madh marrë parasysh numrin e madh të transfereve të bëra. Humbja e sotme ndaj Udineses me shumë gjasë do të bëj që Di Francesco përfundimisht të dëbohet nga ekipi.

Image result for di francesco

Një tjetër zhgënjim ndodhi sot në Allianz Arena. Ekipi i udhëhequr pa sukses nga Niko Kovaq barazoi 3 me 3 kësisoj duke mbetur goxha prapa Dortmundit në tabelë. Plot nëntë pikë prapa u bënë pasi që, Dortmundi ia doli të merrte tri pikë ndaj Mainzit si mysafir./Periskopi/

 

Shpërndaje në: