Trajneri i Barcelonës flet për largimin e Neymarit

Trajneri i Barcelonës flet për largimin e Neymarit

Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, do të dëshironte ta kishte mbajtur Neymarin, por tani ka kërkuar ta harrojnë brazilianin dhe të shikojnë të ardhmen.

“Çdo lojtar është lirë të vendos për fatin e vetë dhe Neymar tashmë ka vendosur. Natyrisht, i uroi atij më të mirat. Ne do të donim ta kishim mbajtur, por tani duhet të shikojmë para dhe të fokusohemi në lojtarët që kemi dhe ata që mund të na bashkohen. Nuk duhet të shikojmë prapa, por para dhe të fokusohemi për të ardhmen dhe kështu do të bëjmë. Një derë është mbyllur, por shumë të tjera janë hapur dhe jemi të lumtur për atë që na pret e ardhmja”, tha Valverde.

Neymar u transferua te Paris Saint Germain për një shifër rekord, 222 milionë euro, duke shkatërruar kështu treshen sulmuese “MSN”.

Shpërndaje në: