Trajneri i Bayernit: Kam refuzuar Barcelonën dy herë
Të jesh trajneri i Barcelonës është padyshim një ëndërr për të gjithë trajnerët e botës, por ka nga ata që kanë guxuar t’i thonë ‘jo’, madje jo një herë.
Refuzimi i dytë ndaj Barcelonës erdhi në vitin 2013, pas suksesit të trefishtë që Bayern arriti. “Ishte krejt e pamundur që të impenjohesha me një tjetër skuadër, pas asaj që bëra me Bayern Munchen. Duhej të pushoja, ti dedikohesha më shumë vetes dhe kafshëve të mia”, rrëfeu për ‘Der Spiegel’, trajneri Heynckes.



