Trajneri brazilian drejton skuadrën në ndeshje me fanellë të Maradonës

Trajneri brazilian drejton skuadrën në ndeshje me fanellë të Maradonës

Bota e futbollit vazhdon të mbajë zi për vdekjen e Diego Maradonas.

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave ndërroi jetë ditën e mërkurë, në moshën 60 vjeçare, në Bounes Aires.

Nderime Maradonës i ka bërë edhe trajneri brazilian, i skuadrës Gremio, Renato Portalupi.

Ai në sfidën e Copa Libertadores ndaj Gurani, mbajti të veshur një fanellë të Diego Maradonës.

Gremio këtë ndeshje e fitoi me rezultat 2:0 në garën më të fortë të klubeve të Amerikës së Jugut.

Shpërndaje në: